Vijon saga e ndryshimeve në radhët e Policisë, emërohen drejtues të rinj (EMRAT)

Vijon saga e ndryshimeve në radhët e Policisë, emërohen drejtues të rinj (EMRAT)

Në radhët e Policisë së Shtetit janë bërë të tjera ndryshime, me firmë të drejtorit të ri, Skënder Hita. Kështu Florjan Rrasa është emëruar Drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policia e Shtetit. Ky pozicion ka rol kyç në hetimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me krimin ekonomik dhe financiar në nivel kombëtar. Ndërkohë, Taulant Gjoka është emëruar Zëvendësdrejtor për Rendin Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.