VIDEO/ Spahiu: Shqipëria duhej ta shpallte ‘non grata’ ministren serbe, qeveria Rama reagoi shumë butë
Profesori dhe analisti politik Nexhmedin Spahiu, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV me moderator Arnold Karriqin, ka komentuar reagimin e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj deklaratave të ministres Serbe Snezana Paunoviç, se po të ishte në vendin e Millosheviçit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Spahiu ka kritikuar qëndrimin e qeverisë shqiptare, ndërsa u shpreh se Kosova ka bërë maksimumin në reagimin e saj, edhe pse sipas tij me një vonesë të vogël, ndërsa Shqipëria nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim të fortë. Sipas tij, qëndrimi i Tiranës ndikon drejtpërdrejt edhe në reagimin e Bashkimit Europian dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Analisti politik theksoi se deklaratat e tilla nuk prekin vetëm Kosovën, por mbi të gjitha shqiptarët që jetojnë në Luginën e...
Burimi:
syri.net