VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës
Përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri kanë zhvilluar një vizitë në Lezhë, me qëllim njohjen e kësaj zone përtej bregdetit dhe zhvillimeve ekonomike. Të shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ata u pritën nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Gjatë qëndrimit, delegacioni vizitoi qytetin antik si dhe vendvarrimin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Duke folur për këtë vizitë, ministri Hoxha u shpreh se ajo shërben për t’i prezantuar trupit diplomatik një tjetër dimension të Shqipërisë, përtej turizmit bregdetar. Ai theksoi se një pjesë e diplomatëve ishin për herë të parë në zonat e Shkodrës dhe Lezhës, duke shprehur bindjen se kjo eksperiencë do të ndikojë në rikthimin e tyre dhe në forcimin e urave të bashkëpunimit. “Gjatë kësaj...
Burimi:
javanews.al