VIDEO/ ‘Shkelja është me firma’/ Nuri: Rama dhe Gonxhja në SPAK për aktin normativ 400 mln lekë
Këshilltari juridik i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Franc Nuri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, deklaroi se opozita do të depozitojë kallëzim penal në SPAK ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja, lidhur me aktin normativ për akordimin e 400 milionë lekëve për një aktivitet privat. Sipas Nurit, Partia Demokratike ka kërkuar prej ditësh që Prokuroria e Posaçme të hetojë këtë çështje, duke e konsideruar një shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës. Ai sqaroi se kallëzimi penal do të drejtohet ndaj ministrit Blendi Gonxhja, i cili, sipas tij, ka propozuar aktin normativ për transferimin e fondit, si dhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, që, në bazë të nenit 101 të Kushtetutës, mban përgjegjësi për miratimin e këtij...
Burimi:
syri.net