VIDEO / “Qeverisje nga ligji, jo nga forca”, Rama: Vettingu, një pikë kyçe në të cilën ishim ne që besuam të parët
Tirana do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Në sesionin hapës të aktivitetit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë moment si një arritje historike për Shqipërinë dhe një vlerësim për përparimin e bërë në reformën në drejtësi. Rama theksoi se zgjedhja e Tiranës si vend organizator nuk do të ishte imagjinuar disa vite më parë, duke e lidhur këtë zhvillim me transformimet e dekadës së fundit në sistemin e drejtësisë. Ai vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të një shteti të udhëhequr nga ligji dhe jo nga forca, duke e konsideruar këtë si sfidën më të madhe të vendit ndër vite. Kryeministri kujtoi gjithashtu procesin...
Burimi:
javanews.al