VIDEO/ Protestuesit thirrje në kor policëve: Hiqni kapelet, hiqni kapelet

VIDEO/ Protestuesit thirrje në kor policëve: Hiqni kapelet, hiqni kapelet

Qytetarë të shumë janë mbledhur në protestë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Pasi çanë rrethimin e policisë, që kishte menduar ti bllokonte në zonën pranë ish-hotel Dajtit, qytetarët janë mbledhur sërish para zyrës së Edi Ramës, duke i kërkuar që të ikë. Ndërkaq, protestuesit në kor kanë kërkuar nga policët që heqin kapelet dhe ti bashkohen protestës. ‘Hiqni kapelet, hiqni kapelet’, është thirrja që ka përfshirë bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.