VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

“Mirë se erdhët në shtëpi!” Me këto fjalë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, çeli Samitin IV të Diasporës i cili do të zhvillohet për tri ditë me radhë në Tiranë. Në fjalën përshëndetëse kreu i shtetit theksoi rolin vendimtar të shqiptarëve jashtë vendit në zhvillimin ekonomik dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. “Në këtë samit ku familja shqiptare mblidhet sërish pas një rrugëtimi 1-vjeçar, një rrugëtim që dëshmon vullnetin e palëkundur për ta kthyer bashkëpunimin tonë në një projekt afatgjatë shtetëror. Samiti i Diasporës zhvillohet në një moment kyç: kurrë më parë kaq afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të këtij procesi. Në këtë rrugëtim, Diaspora shqiptare është e pazëvendësueshme. Ajo duhet të jetë pjesë e mënyrës si...