VIDEO/ Mediu: Italia ka shqetësim të madh për ndikimin e krimit të organizuar në Shqipëri

VIDEO/ Mediu: Italia ka shqetësim të madh për ndikimin e krimit të organizuar në Shqipëri

Kryetari i PR-së dhe njëkohësisht deputeti, Fatmir Mediu, deklaroi se përfaqësues të institucioneve italiane kanë shprehur shqetësim të madh për ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në Shqipëri. Në një intervistë për Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, Mediu tha se diskutimet janë zhvilluar gjatë një aktiviteti të mbajtur në Parlamentin Italian, ku, sipas tij, morën pjesë parlamentarë nga mbi 40 shtete të Bashkimit Europian dhe vende të tjera, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Sipas Mediut, në takimet me përfaqësues të palës italiane është ngritur shqetësimi për rritjen e ndikimit të krimit të organizuar dhe lidhjet me kartelet e drogës, çështje që, sipas tij, prek jo vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera europiane si Italia,...