VIDEO / Kush është Merjeme Sela, kandidatja që Noka ka caktuar përballë Berishës
Në garën farsë për kryetarin e Partisë Demokratike, emri i vetëm që është regjistruar përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike është ai i Mereme Selës, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sela nuk është një figurë e njohur e politikës shqiptare dhe as pjesë e strukturave drejtuese të PD-së. Ajo vetë e pranon këtë. “Role drejtuese nuk më është dhënë asnjëherë”, tha pas dorëzimit të kandidaturës së saj në selinë blu, duke theksuar se garon me idenë e një figure të re në politikë. Ajo deklaron se është anëtare e Partisë Demokratike që prej vitit 2014, ndërsa në primaret e vitit të kaluar në qarkun e Durrësit mori vetëm 43 vota, një rezultat modest që megjithatë nuk e ka penguar...
Burimi:
javanews.al