VIDEO/ Gjunkshi: Shqipëria në krizë sigurie, policia është politizuar dhe krimi ka depërtuar kudo

VIDEO/ Gjunkshi: Shqipëria në krizë sigurie, policia është politizuar dhe krimi ka depërtuar kudo

Këshilltari për sigurinë në Partinë Demokratike dhe ish-deputeti, Xhemal Gjunkshi, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për dështim në garantimin e sigurisë kombëtare dhe rendit publik, duke deklaruar se vendi po përballet me një nga krizat më të rënda të sigurisë në 35 vitet e fundit. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin për sigurinë, të organizuar nga Departamenti i Sigurisë në PD, Gjunkshi tha se siguria kombëtare dhe rendi publik janë themelet e një shteti funksional, ndërsa sipas tij, dobësimi i tyre ka sjellë humbje të besimit te shteti, rritje të emigracionit, fuqizim të krimit dhe dobësim të ekonomisë. Sipas ish-deputetit demokrat, Shqipëria është shndërruar në një qendër të kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogës, duke akuzuar qeverinë për bashkëpunim ose tolerim ndaj...