VIDEO/ Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike, por në përmbajtjen e tij, Rama është në rreth të kuq
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha, komentoi edhe vendimin për kalimin e raportit të IBAR. Në fjalën e mbajtur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Berisha theksoi se, raporti i IBAR ka kaluar për shkaqe gjeopolitike, por në atë dokument, Edi Rama është me rreth të kuq. ‘Po, ka një faktor gjeopolitik dhe ky rajon do i përkasë BE dhe ky është një vlerësim jashtëzakonisht i drejtë historik dhe me interes shumë të madh për kombet tona. Por me përmbajtjen e tij, Edi Rama është në rreth të kuq. Në përmbajtjen e tij, si në asnjë rast tjetër, kreu i Meduzës, nga alfa tek omega, demaskohet për atë që është’, tha Berisha. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Edi Rama, referendumi i demokratëve...
Burimi:
syri.net