VIDEO/ Berisha: Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh lëvizjen e gjeneratës së re
Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të PD, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se, mbështet protestat e të rinjve që kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. ‘Korpusi është korpusi i gjeneratës Z, është korpusi i idealeve më të larta njerëzore. Ata protestojnë kundër një të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që po i shkatërron ata. Kjo gjeneratë vjen si një bekim për shqiptarët. Kjo gjeneratë i ka bërë Edi Ramës shpartallimin më të madh brenda dhe jashtë vendit. E shkonfiguroi, ju nuk e keni njohur, e ktheu tek daja i tij, i rrjedhuri Spiro Koleka që kërkonte të na fuste tanket dhe mitralozët në vitet ‘90’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij....
Burimi:
syri.net