VIDEO/ Balliu: Rama refuzon përballjen në Parlament për kullat dhe pastrimin e parave të drogës

VIDEO/ Balliu: Rama refuzon përballjen në Parlament për kullat dhe pastrimin e parave të drogës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi kryeministrin Edi Rama për shmangie të përballjes në Parlament lidhur me çështjen e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe kullave në Tiranë. Gjatë intervistës në Edicioni i Pasdites në SYRI TV, me moderatoren Eneida Ndoci, Balliu tha se Rama ka refuzuar një interpelancë parlamentare të kërkuar prej tij për çështjen e pastrimit të parave të drogës në ndërtim, duke pretenduar se kryeministri shmang debatin për këtë temë. Sipas deputetit demokrat, fenomeni i ndërtimeve shumëkatëshe dhe investimeve në kulla lidhet me pastrimin e parave të drogës, çka sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të banesave dhe krijimin e një ‘brezi pa shtëpi’ në Shqipëri. ‘Ne jemi këtu në një përplasje të mirës me të...