VIDEO/ Arifi: Osmani mund të tërheqë votat e të ikurve nga LDK, Kurtit po i rritet presioni

VIDEO/ Arifi: Osmani mund të tërheqë votat e të ikurve nga LDK, Kurtit po i rritet presioni

Analisti nga Kosova, Dritëro Arifi, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani mund të rikthejë një pjesë të votuesve të ish-LDK-së, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin elektoral të kryeministrit Albin Kurti. I ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Arifi tha se përplasja politike mes Osmanit dhe Kurtit mund të ketë pasoja për Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse sipas tij është e vështirë të matet saktësisht shkalla e ndikimit. Ai shtoi se kryeministri Kurti, sipas tij, po përballet me presion politik në menaxhimin e buxhetit dhe shpërndarjen e subvencioneve, duke e lidhur këtë me pritshmëritë elektorale. ‘Po është e vërtetë që Vjosa Osmani do ta merr një pjesë, po themi një copëz të votuesve, ish-votuesve të LDK-së. Do të mund t'i rikthejë sepse...