VIDEO / Albania Open, Rama: Vlora, trampolinë e re për promovimin e Shqipërisë

VIDEO / Albania Open, Rama: Vlora, trampolinë e re për promovimin e Shqipërisë

Në Vlorë u zhvillua për herë të 27-të aktiviteti ndërkombëtar i sporteve ajrore “Albania Open – PGA Grand Prix”, një garë prestigjioze e hedhjes me parashutë që ka rreth 98 pilotë nga 20 shtete të botës. Spektakli i fluturimeve dhe saktësisë në trampolinën e re pranë bypass-it të Vlorës ka sjellë emocione të veçanta për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndjekin garën. Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur organizimin e këtij eventi, duke e cilësuar si një shembull të shkëlqyer të promovimit të Shqipërisë përmes sportit dhe turizmit, ndërsa ka theksuar se Vlora po shndërrohet në një qendër të sporteve ajrore në rajon dhe ky aktivitet është një pasaportë e re për turizmin shqiptar. Nga ana tjetër, organizatori Alket Islami, i cili prej 27...