Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook
Studiuesi Taulant Muka është ndër të paktit persona që ka punuar më pak në administratën shtetërore. Ai ka qenë vetëm 10 ditë zv.ministër dhe më pas ka dhënë dorëheqjen. Muka në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus ka treguar detaje si funksiononte administrata shtetërore. “Ato 10 ditë që isha zv.ministër, se më pas dhash dorëheqjen, Edi Rama dhe gjithë sistemi u krijua përmes propagandës dhe shfrytëzimit të rrjeteve sociale. I gjithë ndërtimi i shtetit ishte në pëlqimet dhe shpërnarjet në rrjetet sociale, por edhe televizione. Takimi i parë që u bë, ishte suksesi i çdo ministrie. Dhe suksesi ishte një tabelë, me pëlqime dhe shpërndarje. Diskutimi ishte me një zv.ministër që kishte marrë vetëm 2 pëlqime”, tha Muka.
Burimi:
vizionplus.tv