Vendimi për Veliajn/ Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg
Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë një vendim të vetin për kërkesën e Erion Veliajt, i cili kundërshtoi masën e arrestit me burg, por e ka rikthyer në Gjykatën e Lartë çështjen për kryebashkiakun e Tiranës. Vizion Plus mëson se vendimi në Kushtetuese është marrë 5 me 3 në favor të Erion Veliajt. Vendimi është i bazuar në praktikën e Kolegjeve të Bashkuara dhe në një opinion të Komisionit të Venecias. Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë rigjykimin e çështjes ‘Veliaj’. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv