Vendimet e qeverisë: Nga projektet energjetike, investime në infrastrukturë dhe pagat në administratë
foto ilustruese TIRANË- Në mbledhjen e së enjtes, Këshilli i Ministrave miratoi 15 vendime të rëndësishme që prekin sektorë të ndryshëm, nga energjia dhe infrastruktura deri te administrata publike dhe mbrojtja. Mes vendimeve kryesore janë miratimi i ndërtimit të dy centraleve fotovoltaike në Fier, si dhe financimi i projekteve për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Qeveria miratoi gjithashtu shtesa mbi pagë për punonjës të administratës dhe stafin e projektit “Smart City” nën administrimin e Policisë së Shtetit. Një tjetër vendim lidhet me shpalljen e disa zonave në Fier dhe Gjirokastër si zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore. Po ashtu, u vendos edhe zgjatja e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura shqiptare në misionin e NATO-s në Letoni deri në vitin 2029. Njoftimi i...
Burimi:
zeri.ai