“Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE”, Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian

“Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE”, Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian

Gjatë ndjekjes së debatit në seancën Plenare të Parlamentit Europian, Taulant Balla vlerësoi si një moment krenarie deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, dhe Raporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder, të cilët e cilësuan Shqipërinë si një nga vendet që ka ecur me hapa pozitivë drejt integrimit europian. Sipas Ballës, fakti që Shqipëria përmendet së bashku me Malin e Zi si “favoritja kryesore” për anëtarësim në Bashkimi Europian përbën një vlerësim të rëndësishëm për progresin e arritur nga vendi në rrugën e reformave dhe afrimit me standardet europiane. “Çfarë krenarie të jem në Sallën Plenare të Parlamentit Europian dhe të dëgjoj Komisioneren Kos dhe Raporterin Schieder të thonë se Shqipëria mund të quhet me krenari ‘favoritja kryesore’, së bashku me Malin e Zi, për t’u...