Vendi nën pushtetin e ujit! Ministri i Bujqësisë: Hidrovorët të gjithë në punë, 29 ekskavatorë në gatishmëri!
Andis Salla TIRANË-Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, nga mbledhja e Emergjencave Civile deklaroi se është dhënë ndihmë në ferma, ndërsa shtoi se të gjithë ekskavatorët janë në punë. Salla u shpreh se hidrovorët kanë funksionuar normalisht në të gjithë Shqipërinë dhe po punohet për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla: Kemi ngritur grupet e verifikimit në të gjithë zonat e prekura në evidentimin e saktë të dëmeve. Veterinerët zyrtarë duke ofruar asistencë të vazhdueshme për zonat e prekura dhe ato në nevojë për të bërë evakuimet e nevojshme, kemi bërë evakuimin e disa fermave të rrezikuara, por edhe ato për të cilat ka pasur ndërhyrje me ushqim në kafshë. Hidrovoret janë në gatishmëri ku kanë funksionuar normalisht në të gjithë Shqipërinë, gjë...
Burimi:
zeri.ai