“Vendet e BE bënë 32 amendamente për IBAR”, Berisha: Nuk ka integrim me Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas monologut të sotëm të Edi Ramës, teksa fokusin e vuri tek IBARI. Sipas kryetarit të PD-së, “të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat”. “Kurse përsa i përket IBARI-t, të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provohen se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës. Dje ju patë në kuvendin e Partisë Demokratike avatarin ‘Skënderbe’ i cili kushton, ka kushtuar gjithsej të 100 euro, ndërkohë avatari i Edi Ramës, Diella ka kushtuar rreth 4 milionë euro. Pra, sipërmarrjet e tij dixhitale janë, sipërmarrje në të cilat, janë kofshët e tij private...
Burimi:
top-channel.tv