“Velipoja nuk është gati për sezonin turistik”/ Denoncon, deputeti Hoti: Realiteti rrëzon propagandë
Deputeti i PD-së në Shkodër, Kliti Hoti me një reagim në rrjetet sociale, ka rrëzuar propagandën e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Hoti shkruan se, ndryshe nga çfarë publikon Beci, në fakt Velipoja nuk është gati për sezonin e ri turistik. ‘Propaganda thotë se Velipoja është gati për sezonin turistik. Pamjet nga sot tregojnë të kundërtën’, shkruan Hoti në një postim në rrjetet sociale.
Burimi:
sot.com.al