Veliaj sërish në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon rrëzimin e masës “arrest në burg”

Veliaj sërish në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon rrëzimin e masës “arrest në burg”

Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e arrestit të Erion Veliajt. Rekursi i paraqitur në këtë Gjykatë, synon zëvendësimin e masës shtrënguese të arrestit në burg. Përveç këtij rekursi, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë për liri të Erion Veliajt. Vendimi i Kushtetueses, i dhënë dy ditë më parë, e detyron Gjykatën e Lartë, të arsyetojë nëse arresti në burg është një masë proporcionale për qytetarin e parë të Tiranës. Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025 për akuza të rënda mes të cilave korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pak javë më parë dosja për Veliajn  u nda, pasi ai kërkon gjykim të zakonshëm, jo me procedurë të shkurtuar.