Veliaj kallëzon penalisht kallëzuesit anonimë “Nesti Angoni” dhe “Nasta Pëllumbi”
Një zhvillim i fortë juridik dhe politik ka dalë në dritë pas depozitimit të një kallëzimi penal nga Erion Veliaj, i cili kërkon hetimin e dokumentit që shërbeu si bazë për nisjen e procedimit penal ndaj tij. Sipas kallëzimit, të depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës, procedimi penal nr. 27/2024 është nisur mbi bazën e një dokumenti të nënshkruar nga një person i vetëquajtur “Nesti Angoni”, i cili-sipas verifikimeve zyrtare- nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile. Në thelb të kallëzimit qëndron pretendimi se nuk kemi të bëjmë me një kallëzim anonim, por me një simulim të një kallëzuesi real, të materializuar me emër dhe nënshkrim, me qëllim krijimin e një besueshmërie artificiale përpara organit të akuzës. Sipas dokumentit, kjo përbën jo vetëm falsifikim, por edhe...
Burimi:
javanews.al