Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të prezumimit të pafajësisë, mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Duke sjellë në vëmendje ankimimin fillimisht të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj e më pas të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Helsinki argumenton shkeljet që pretendon se po bëhen ndaj tyre. “Sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës. Neni 344 parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur. Kufizimet lejohen vetëm nëse ai pengon zhvillimin e seancës. Kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen, duke sjellë edhe shkelje...