Vata: Në Spitalin e Burrelit mungojnë mjekët, por nuk mungojnë postet
Ne fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, deputetja e PD-së Denisa Vata denoncoi gjendjen alarmante të sistemit shëndetësor në Burrel, duke e cilësuar atë si pasojë të keqmenaxhimit dhe prioriteteve të gabuara të qeverisë. Vata u shpreh se, ndërsa spitalet përballen me mungesë specialistësh, paga të ulëta dhe kushte të degraduara për pacientët, pushteti vijon të favorizojë strukturat e patronazhimit politik në vend të investimit tek shërbimet bazë për qytetarët. ‘Në Spitalin e Burrelit mungojnë specialistët, por nuk mungojnë postet. Psikiatri vjen 5 herë në muaj, endokrinologu 2 herë në muaj, neurologu 1 herë në javë, ndërsa mjeku që rri 24 orë roje paguhet vetëm 1 mijë lekë të vjetra në orë. Burra e gra shtrohen në maternitet sepse pavioni është jashtë funksionit prej...
Burimi:
syri.net