Vasili: Sejmenët e PS-së i shërbejnë vetëm liderit
Trazirat e brendshme në Partinë Socialiste nuk janë gjë tjetër veçse një “dallava politike” me një regji të mirëmenduar PR, që synon të krijojë iluzionin e një debati, ndërkohë që në thelb nuk ka asnjë rebelim të vërtetë. I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto, ish-deputeti i PL, Petrit Vasili tha se Partia Socialiste nuk funksionon më si një bashkësi njerëzish me ide politike, por si një fis, ku kreu, Edi Rama, “rrëmben plaçkën” dhe ua shpërndan vartësve të tij besnikë në formën e copave të vogla të pushtetit. Kjo shpërbërje politike totale e ka transformuar liderin në një “kapo mafioz”, të cilit njerëzit që e rrethojnë i shkojnë për t'i puthur dorën, në një dimension që i kalon kufijtë e politikës tradicionale. Sipas...
Burimi:
syri.net