Vangjeli: Protesta e PD, e gjitha një skenar. Arrestimet, detaji i ri i kësaj radhe

Vangjeli: Protesta e PD, e gjitha një skenar. Arrestimet, detaji i ri i kësaj radhe

Analisti Lorenc Vangjeli e ka cilësuar protestën e fundit të Partisë Demokratike si një “gjendje teatri”, duke e konsideruar pjesë të një skenari të përsëritur politik. Në emisionin “Trialog”, ai u ndal te disa elemente që, sipas tij, dallojnë këtë protestë nga të mëparshmet duke veçuar arrestimin dhe masa “arrest me burg” për pesë protestues, një hap që ai e sheh si një strategji të policisë për të dekurajuar pjesëmarrjen në protesta. Së dyti, ai shprehu mendimin se policia ka qenë e informuar paraprakisht dhe ka ndërhyrë menjëherë për ta neutralizuar atë. Ndërsa si element të tretë, Vangjeli përmendi përplasjet që çuan edhe në goditjen e disa deputetëve të Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të situatës. “Kësaj radhe ka pasur tre...