“Urime dhe atyre që të akuzuan se po mbron veten përmes partisë”/ Berisha njoftoi heqjen e non-gratës, zbardhen mesazhet në WhatsApp e grupit të PD. Ndoji ironizon Bardhin?

“Urime dhe atyre që të akuzuan se po mbron veten përmes partisë”/ Berisha njoftoi heqjen e non-gratës, zbardhen mesazhet në WhatsApp e grupit të PD. Ndoji ironizon Bardhin?

Pas më shumë se pesë vjetësh, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ai nuk ka më kufizim për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai shtoi se non grata nuk ka ekzistuar asnjëherë, por nuk u përgjigj nëse heqja e këtij sanksioni përfshinte edhe familjen. Pas marrjes së lajmit, deputetët demokratë kanë nxituar të shprehin urimet e tyre edhe në whatsapp e grupit parlamentar të PD-së. Megjithatë, deputeti Arjan Ndoji, teksa ka uruar Berishën, nuk ka harruar të kujtojë edhe qëndrimet e pak viteve më parë të disa prej deputetëve të cilët deklaronin se kreu i PD-së po e përdorte partinë për të mbrojtur veten. “Urime Doktor. Për të gjithë ata që brenda forcës thanë që mbron veten...