Ulje taksash për karburantet? Komisioni i Ligjeve jep “dritën jeshile”: miraton uljen e akcizës me 20%

Ulje taksash për karburantet? Komisioni i Ligjeve jep “dritën jeshile”: miraton uljen e akcizës me 20%

andi mehmeti TIRANË- Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ për uljen e akcizës me 20%, me 8 vota pro të mazhorancës dhe 3 kundër të opozitës. Zv.ministri i Financave, Andi Mehmeti, deklaroi se masa synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbajtjen nën kontroll të çmimeve të naftës dhe benzinës. Sipas tij, ulja e akcizës me 20% sjell një reduktim të taksave prej rreth 9.5% për litër. “Për të mbrojtur konsumatorët dhe për të mbajtur në kontroll cmimet e shitjeve të gazoil dhe benzinës është propozuar që niveli i akcizës të ulet me 20% përgjatë kohëzgjatjes së periudhës së veçantë. Në total ulja e taksave për një litër është 9.5% pasi kur ulet akciza ulet edhe TVSH-ja e aplikuar. Për naftën akciza ulet kur kalon mbi 220 lekë...