Ukraina falënderon Tiranën pas qëndrimit ndaj Rusisë: Vlerësojmë solidaritetin dhe mbështetjen

Ukraina falënderon Tiranën pas qëndrimit ndaj Rusisë: Vlerësojmë solidaritetin dhe mbështetjen

Kievi i është përgjigjur Tiranës me falënderim publik, pasi Shqipëria sfidoi hapur paralajmërimet e Moskës dhe bëri të qartë se nuk largohet nga Ukraina. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, shpërndau reagimin e Ferit Hoxhës në rrjetin X dhe tha se kërcënimet ndaj diplomatëve e civilëve tregojnë edhe një herë shpërfilljen e Rusisë ndaj paqes. “Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa tregojnë edhe më shumë shpërfilljen e Rusisë ndaj përpjekjeve për paqe. Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë”, shkroi Sybiha. Reagimi i kreut të diplomacisë ukrainase erdhi pasi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria nuk do të...