U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, duhet të përjashtohej Berisha, jo unë!

U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, duhet të përjashtohej Berisha, jo unë!

Mereme Sela ka reaguar pasi u skualifikua nga gara për kreun e Partisë Demokratike, që do të zhvillohet në 23 maj. Në një deklaratë për mediat, Sela e ka cilësuar si të papranueshëm dhe të padrejtë skualifikimin e saj nga gara. Sipas Selës, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë, personi që duhet të skualifikohej nga gara është Sali Berisha. Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj. “Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, ç’ka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me Statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi është profesori Berisha”,...