U shuajt kufiri mes partisë dhe shtetit/ Dervishi: Patronazhistët janë qenie të pështira
Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të patronazhimit, duke e cilësuar figurën e patronazhistit si të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet demokratike. Dervishi u ndal te raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, duke theksuar se një nga shqetësimet kryesore të evidentuara është zbehja e kufirit mes shtetit dhe partisë në pushtet. Dervishi: Shikoni problemin e madh ai (raporti i ODIHR) thotë u shuajt kufiri mes partisë dhe shtetit, kjo tregon që ti përdor administratën publike dhe ke dhjetëra raste, ke përdorimin e patronazhistëve dhe burimeve njerëzore. Patronazhisti për mua është qenie e pështirë. Nëse bën punën e patronazhistit je qenie e pështirë. Njeriu që merr të dhëna personale, mban shënim halle personale, për të diktuar votimin, është qenie e pështirë.
Burimi:
ntv.al