U përjashtua për 1 muaj nga punimet e Kuvendit, Shehaj: Nuk ma mbyllni dot gojën…
Pas kërkesës së Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë për përjashtimin e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës, i drejtuar nga Ulsi Manja, vendosi 30 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Vendimi vjen pas përplasjeve në seancën e kaluar plenare, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, i përmendi Shehajt kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ndarë një video-mesazh në rrjete sociale, ndërsa shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Shehaj shton se pavarësisht se u përjashtua me 30 ditë nga Parlamenti, nuk do të ndalojë së thëni të vërtetën dhe se opozitën do të vazhdojë ta bëjë si në Parlament ashtu edhe në...
Burimi:
javanews.al