U përjashtua nga gara, Sela padi në Gjykatë: Të shpallet i pavlefshëm kandidimi i Berishës

U përjashtua nga gara, Sela padi në Gjykatë: Të shpallet i pavlefshëm kandidimi i Berishës

Mereme Sela dhe Sali Berisha TIRANË-Pas përjashtimit nga gara për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela ka ngritur një padi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Sela ka paditur Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale. Komisioni Zgjedhor në PD argumentoi se Sela nuk u kualifikua si kandidate pasi nuk plotësonte kriteret e të qenit një “figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik” dhe i mungon “eksperienca drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal”. Në padi thuhet se organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berishës, në kundërshtim flagrant me ndalimin e parashikuar në statut, pasi neni “Basha” (neni 46) sanksionon se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë. Sela...