U përjashtua nga gara, Salianji reagon për zgjedhjet në PD: Teatri me shtyrje orari i tepërt, nuk kanë votuar as 4000 anëtarë

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për zgjedhjet në PD: Teatri me shtyrje orari i tepërt, nuk kanë votuar as 4000 anëtarë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas procesit të brendshëm zgjedhor në PD, duke e cilësuar atë si një “farsë për uzurpimin e partisë”. Salianji shkruan  se procesi është bojkotuar nga demokratët dhe se pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët në të gjitha degët e vendit. Ai ka publikuar edhe shifrat e pjesëmarrjes sipas tij deri në orën 18:00, që në total arrijnë në 3,885 votues. “Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh! Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qëndër qarku deri në përfundim në orën 18:00; Votues që morën pjesë: 3,885 Tiranë 1,072 Durrës 321 Kukës 370 Korçë 165 Dibër 194 Lezhë 345 Elbasan 256 Berat 141 Vlorë 210 Gjirokastër 120 Fier 220 Shkodër 471 Tani...