“U ngatërrua aktori me njeriun”, analiza e Artan Fugës për puthjen e Ndrenikës për Veliajn

“U ngatërrua aktori me njeriun”, analiza e Artan Fugës për puthjen e Ndrenikës për Veliajn

Akademiku Artan Fuga ka komentuar debatin e krijuar në rrjetet sociale pas gjestit të aktorit Robert Ndrenika ndaj Erion Veliajt, duke theksuar se publiku po ngatërron figurën artistike me personazhin dhe bindjet personale të aktorit. Sipas Fugës, reagimet e shumta tregojnë ndikimin e madh që kanë rrjetet sociale në formimin e opinionit publik. Fuga tha se një pjesë e kritikave ndaj Ndrenikës lidhen me rolet që ai ka interpretuar ndër vite, duke shtuar se shumë komentues nuk arrijnë të ndajnë aktorin nga personazhet që ka luajtur. “Prapa kësaj na shfaqet marrëdhënia midis intelektualit, artistit, artistit shumë të njohur, shumë të shquar dhe politikanit. Gjithsesi unë do mendoja që ne jemi përpara një efekti masiv që vjen nga rrjetet sociale, që në një fare mase kanë...