U miratua me 74 vota nga socialistët, vetëm 19 prej tyre lexuan marrëveshjen për huanë nga SHBA-të
Vetëm 19 nga 74 deputetët që votuan ratifikimin e marrëveshjes për huanë 302 milion dollarë, rezultojnë se janë konsultuar me marrëveshjen. Vetëm 27 deputetë të Kuvendit nënshkruan deklaratën konfidenciale, nga 140 deputetë gjithsej. Nga këto 8 ishin deputetë të opozitës, anëtarë në Komisionin e Sigurisë dhe Ekonomisë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në votim në seancë plenare më pas, për shkak se kanë konsideruar që mbledhja e seancës Brenda të njëjtës ditë është antikushtetuese. Marrëveshja mori 74 vota të socialistëve, por vetëm 19 prej tyre ishin njohur me të paraprakisht. Konkretisht: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peci, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva...
Burimi:
javanews.al