U larguan 500 mijë shqiptarë? Rama në Greqi: Kemi kaluar 50 vjet izolim, ikja është normale, por edhe po kthehen!
Kryeministri Edi Rama pranoi gjatë Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi se shteti i të drejtës në Shqipëri ka edhe probleme, teksa iu përgjigj një prej pyetjeve të drejtuara nga Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës “Kathimerini”, në panelin e organizuar sot (22 prill). Por shtoi se të ardhurat dhe investimet janë rritur, turizmi ka përparuar dhe sektorët janë dixhitalizuar, teksa e cilësoi një sfidë të vështirë që po përballohej me anë të punës së vazhdueshme në të gjitha drejtimet. Gjithashtu Rama u pyet edhe për demografinë dhe emigracionin, për largimin e 500 mijë shqiptarëve gjatë qeverisjes socialiste, por nënvizoi se ashtu sikurse shqiptarët largohen për jetë më të mirë, edhe rikthehen në vend për të investuar. “Së pari gjysmë milioni nuk është shifër e saktë...
Burimi:
javanews.al