U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi
GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit e akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike. “Nuk provohet se e ka kryer veprën penale”, është shprehur gjyqtarja Irena Gjoka. Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet. Bufi i ka kundërshtuar këto akuza duke pretenduar se nuk ka ushtruar presion apo ndikim dhe është deklaruar e pafajshme. Hetimi ndaj kryebashkiakes nisi pas një denoncimi të publikuar në media, ku pretendohej se ajo i kishte kërkuar një qytetari të mos...
Burimi:
vizionplus.tv