“Turp, mos më prek me dorë”/ Protestuesit nisen drejt Komisariatit nr.1

“Turp, mos më prek me dorë”/ Protestuesit nisen drejt Komisariatit nr.1

Protestuesit janë nisur drejt Komisariatit nr. 1, pas përfundimit të protestës së zhvilluar fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas pranë Kuvendit, ku u shënuan tensione dhe përplasje me forcat e policisë. Pas marshimit, ata u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan drejt Komisariatit nr. 1, ku po mbahen disa nga protestuesit e shoqëruar gjatë tubimit. Me thirrjet “qeveria e krimit”, “lironi protestuesit”, qytetarët kanë vijuar marshimin drejt Komisariatit nr.1, ndërsa janë përplasur edhe me efektivët e policisë. Ndryshe nga protestat e mëparshme, sot protestuesit u shpërndanë në disa akse kryesore të Tiranës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Kjo është protesta e 58 qytetare, e mbajtur në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kastës aktuale politike.