Turi “Punët e Shqipërisë”, Edi Rama mbledh drejtuesit e qarqeve
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi këtë të enjte një mbledhje me drejtuesit e qarqeve. Takimi, që zgjati rreth një orë, u përqendrua te turi “Punët për Shqipërinë”. Gjatë diskutimeve u trajtuan prioritetet e qeverisë, organizimi i strukturave në qarqe, si edhe përshpejtimi i zbatimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në mbarë vendin. Kjo mbledhje është pjesë e një serie takimesh që synojnë koordinimin e punës në terren dhe analizimin e progresit të projekteve në nivel lokal.
Burimi:
vizionplus.tv