Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më shkatërroi jetën pas prishjes së fejesës

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më shkatërroi jetën pas prishjes së fejesës

Diplomati i karrierës, Gazmend Turdiu ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. Ai ndau historinë me një profesor në Fakultet, i cili e trajtoi keq ish-ambasadorin gjatë kohës kur ai ishte student. Pjesë nga biseda: Turdiu: Ishte një vullnet negativ i një njeriu që nuk kishte nevojë ta shprehte këtë negativitet në publik, sepse i kishte të gjitha. Dhe u tregua shumë negativ. Borakaj: Më duket shumë e hijshme nga ana juaj që nuk e përmendni emrin përtej gjithë asaj që ka ndodhur, për faktin që ai nuk jeton më. Turdiu: Po, sepse nuk mbrohet dot. Po ta kisha përballë do t’ja kujtoja ngjarjen. Borakaj: Do reagonit sërish njësoj nëse do ta kishit përballë? Turdiu: Jo, nuk ka nevojë...