Trajtim hormonal për transgjinorët në QSUT/ Këshilli Ndërfetar: Duhet transparencë

Trajtim hormonal për transgjinorët në QSUT/ Këshilli Ndërfetar: Duhet transparencë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i cili përbëhet nga udhëheqësit e 5 komuniteteve tradicionale fetare në vend ka reaguar me një deklaratë të përbashkët mbi atë që quhet Udhëzuesi i Praktikës Klinike ‘Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë’. Komuniteti Mysliman, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore thonë se ‘çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar’. Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes...