Tragjedia në Durrës/ Manja te “Ligjet”: PS do t’i propozojë Kuvendit ndryshime në Kodin Rrugor (VIDEO)

Tragjedia në Durrës/ Manja te “Ligjet”: PS do t’i propozojë Kuvendit ndryshime në Kodin Rrugor (VIDEO)

ulsi manja TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, njoftoi se Partia Socialiste do t'i drejtohet Kuvendit me një propozim për ndryshime në Kodin Rrugor. Nisma që vjen pas aksidentit tragjik të ndodhur mesditën e 3 majit, në Durrës, ku humbën jetën tragjikisht dy të mitur. Manja njoftoi nismën që në nisje të Komisionit, duke shtuar se po shqyrtohen të gjitha boshllëqet ligjore për të bërë ndryshimet e duhura në kodin rrugor dhe penal, si përgjigje ndaj ngjarjes. Po ashtu, Manja theksoi se shoferi Nikoll Radaçi duhet të marrë dënimin e merituar dhe nuk meriton të jetë pjesë e shoqërisë. “Ky komision ka përgjegjësi që këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur ta përkthejë në ndryshime ligjore. Së bashku me disa kolegë të mazhorancë do ti...