Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, Andin Hoti, nënshkruan, në Tiranë, Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional në fushën e punësimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor. Marrëveshja synon të krijojë një kuadër të përbashkët bashkëpunimi për lehtësimin e punësimit të qytetarëve në të dy vendet, rritjen e mobilitetit të fuqisë punëtore, shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, si dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për punësimin, aftësimin dhe formimin profesional. Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes si një instrument konkret që afron më tej Shqipërinë dhe Kosovën në politikat e tregut të...
Burimi:
javanews.al