Tirana zyrtare përshëndet armëpushimin Izrael –Liban: Hap i rëndësishëm për dialog dhe uljen e tensioneve
Shqipëria ka mirëpritur armëpushimin 10-ditor të shpallur mes Izraelit dhe Libanit, i ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Në një reagim zyrtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa e konsideron një zhvillim konstruktiv dhe të nevojshëm për të parandaluar humbje të mëtejshme të jetëve, shpreh shpresën se ky armëpushim do të krijojë kushte të favorshme për një dialog kuptimplotë mes palëve. Sakaq, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson rëndësinë e respektimit të plotë të armëpushimit nga të gjitha palët. “Shqipëria mirëpret armëpushimin e shpallur 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, të ndërmjetësuar nga Presidenti Trump, si një hap konstruktiv dhe të nevojshëm drejt uljes së tensioneve dhe parandalimit të humbjeve të mëtejshme të jetëve. Ndërsa bëjmë thirrje për respektimin e plotë të...
Burimi:
javanews.al