Tirana në këmbë. Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët!

Tirana në këmbë. Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët!

Një tubim madhështor vijon prej 11 ditësh, me një kërkesë të vetme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e qytetarëve, në këtë protestë. Protestuesit po vijojnë marshimin në të gjithë akset kryesore të kryeqytetit. Protestuesit janë duartrokitur dhe mbështetur edhe nga persona të tjerë që kanë qenë duke lëvizur me automjete. Protesta historike, që nuk ishte parë deri më sot, ka kaluar përtej kufijve. Pakënaqësia nga qeveria, ka bërë që shqiptarët të kundërshtojnë këtë kastë politike, duke kërkuar një Shqipëri të re, të drejtë, të lirë dhe me dinjitet për të ardhmen.