“Ti s’ke hallin e protestës, por të djalit të xhaxhait dhe pronës së tij në Vlorë”, Balla përplaset me Shehajn në Kuvend, kreu i ‘Mundësia’: Kujdes Taulant…

“Ti s’ke hallin e protestës, por të djalit të xhaxhait dhe pronës së tij në Vlorë”, Balla përplaset me Shehajn në Kuvend, kreu i ‘Mundësia’: Kujdes Taulant…

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, me tone të ashpra ka reaguar nga vendi i tij sot në Kuvend, duke thënë se parlamenti duhet të shkrihet sepse njerëzit janë ngritur në protestë dhe nuk e duan më këtë qeveri. Ai ka ofenduar kreun e grupit të PS, Taulant Balla, duke i thënë “në kosh Taulant”. “I shikoni njerëzit që kanë dalë apo jo? Kalojnë afër shtëpive tuaja apo jo ata Njerëz? Del Taulanti dhe i tall, flamingot thotë. Keni vjedhur shqiptarët, keni shitur Shqipërinë, kanë dalë shqiptarët në shesh po protestojnë kundër jush dhe ju i tallni. Ky parlament duhet të shkrihet sa më shpejt, nuk ju duan më njerëzit, do vijnë t’ju marrin zvarrë. Taulant ki kujdes mos kalo afër koshit të plehrave se...