Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Me përkrahjen për protestën për Zvërnecin si lëvizje qytetare (edhe pse investimin e aprovon) dhe kundërshtimin për qeverisjen e Ramës, Sali Berisha bëri në bashkëbisedimin me qytetarët atë që di të bëjë më mirë: të shfrytëzojë momentin për të fituar sadopak simpati. Edhe pse në protesta thirret vazhdimisht “Berisha në burg” apo “opozitë e shitur”, gjë që edhe bashkëbiseduesit e tij ia vunë në dukje, kryetari i PD tha: “Ajo protestë është tej partive politike. Natyrshëm aty do ketë slogane që një palë do i pëlqejë, kurse një palë tjetër mund të mos i pëlqejë. Por nuk duhet të jetë kurrë ato që të errësojnë pamjen madhështore, misionin e madh të kësaj proteste”, tha Berisha. Sërish, demokratët kishin dyshime për pjesëmarrjen në protestë kur qartazi, gjatë 13...
Burimi:
opinion.al